Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur sot në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë.

Policia e Tiranës në një njoftim për mediat bën me dije se “rreth orës 17:40, mjeti motorr me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe”.

Mësohet se e moshuara është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e saj paraqitet e stabilizuar.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme./tvklan.al