Harilla Kalaja 51 vjeç nga Fieri babai i tre fëmijëve është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Harilla jeton me bashkëshorten, fëmijët,nenën e cila është paralizuar si dhe vëllain e tij 37 vjeçar i cili prej vitesh vuan nga depresioni dhe është agresiv. Harilla tregon se ai i dhunon ,madje thotë se janë ne gjyq pasi gruaja e tij ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.

51-vjeçari tregon se pensioni e nenës e merr e motra e cila jeton më vete me familjen e saj. Madje sipas tij motra e shtyn edhe vëllain e sëmure që të jetë agresiv ndaj Harillës dhe gruas së tij. Në këtë situatë familjare konfliktuale ku nuk arrihet konsensusi midis familjareve, shtëpia është dëmtuar edhe nga tërmeti. Veç kësaj problematike familjes i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike edhe pse Harilla tregon se ai dhe bashkëshortja janë pa punë.

Ai u sëmur në Greqi, kaloi në depresion kur ishte 20 vjeç, rrinte tek motra, e gjenin rrugëve. Tani nuk e di ata andej e rrahën dhe i morën lekët, nuk e di”, është shprehur Harrilla për të vëllain.

Harrilla tregon se pasi erdhi nga Greqia ai e mbajti në shtëpi, por filloi të ushtronte dhunë mbi të, gruan dhe fëmijët e tij. E ka shtruar në spitalin e Vlorës dy herë por sërish e kanë marrë në shtëpi. Disa momente ai bëhet shumë agresiv dhe ushtron dhunë tek të gjithë familjarët.

Harrilla Kalaja: E ka gjuajtur dhe rrahur gruan time, çupën e vogël. Bëra një denoncim me gjithë gruan, vajta atje në polici, frika është e madhe, ku e di unë se çfarë mund të bëjë ai.

Mirela Milori: Si sillet me nënën e tij?

Harrilla Kalaja: Kur kaloi në krizë, kur nuk kishte mendjen më, ishte gati të vriste nënë, por hyra unë me forcë dhe e çova në Vlorë sepse nga shteti nuk me erdhi njeri mbështetje.  U bënë 15 vite me dhunë dhe jam në këtë gjendje që jam sot. Unë kërkoj nga instancat e shtetit ta marrin ta çojnë në Vlorë, ta kurojnë.

Mirela Milori: Po nga gjendja ekonomike si jeni?

Harrilla Kalaja: Jam i papunë, as gruaja nuk punon.

Mirela Milori: Vetëm pensionin e mamasë keni në shtëpi?

Harrilla Kalaja: Pensionin e ka 100 mijë lekë dhe ato nuk i marr unë, i merr motra.

Mirela Milori: Pse?

Harrilla Kalaja: Mi merr ajo, nëna është pa vetëdije.

Harrilla tregon se e ka çuar edhe në një emision investigim dhe motra ka ushtruar dhunë. Në momentin që ka rrëfyer, Harrilla ka shpërthyer në lot.

Harrilla Kalaja: Jam copë copë, fëmijët nuk kanë as shtëpi, as frigorifer asnjë gjë. E mbajmë frigoriferin si dollap buke, vetëm një dhomë kam unë. Edhe tokën ajo i ka marrë të tëra.

Mirela Milori: Motrat, e kuptoj që kanë dashurinë e vëllait pse nuk e marrin meqenëse është i sëmurë qenka kaq e lehtë ta mbajnë?

Harrilla Kalaja: Jo nuk i takojnë ta mbajnë,  shteti ka bërë spitale, nuk ka kthim për të. Edhe kur kam shkuar në polici që kam bërë denoncim e kanë anashkaluar. Tani është vetëm gruaja në proces gjyqësor. /tvklan.al