Motra e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të gjyqtares. Kërkesa është depozituar në Gjykaten Civile të Tiranës, 5 ditë pas vrasjes. Këtë të premte është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Tiranës, ku qënë i pranishëm dhe babai i dy fëmijve Fadil Kasemi, vrasësi i gjyqtares.

Ai ka kundërshtuar kërkesën, me argumentin se për fëmijët e tij mund të rriten pranë familjarëve të tij dhe nuk kanë pse shkojnë tek tezja e tyre.

Këtë seancë është bërë njohja e palëve me pretendimet dhe në seancën e ardhsme gjykata pritet të vendosë se kush do ta marrë kujdestarinë e dy fëmijëve.

Fildez Hafizi u vra në datën 31 Gusht pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë nga ish – burri i saj. 53 – vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi me dy plumba gjyqtaren, pas konflikteve që kishin pasur prej vitesh me njëri – tjetrin.

Autori e priti disa orë viktimën në vendin e krimit. Pasi ajo doli nga një parukeri dhe hyri në makinë, ai iu afrua me shpejtësi duke qëlluar me plumb në kokë, çka solli dhe vdekjen e menjëherëshme të 39 – vjeçares.

Tv Klan