Motra e ish-këngëtarit të njohur George Michael, humbi jetën më 25 Dhjetor, ekzaktësisht tre vjet pasi i vdiq i vëllai. Melanie Panayiotou, 55 vjeçe, u gjet në shtëpinë e saj në Londër nga motra më e madhe, Yioda.

Sipas mediave, Melanie u sëmur papritur dhe ndërroi jetë në spital mbrëmjen e së mërkurës. Ishte e motra që telefonoi ambulancën. Ndërkohë policia ka deklaruar se nuk ka asnjë rrethanë dyshuese për vdekjen e motrës së këngëtares.

48 orë para vdekjes, Melanie kishte lëshuar një deklaratë së bashku me të motrën, babain dhe ish-menaxherin e George Michael, David Austin. Ajo u thoshte fansave që të shijonin gjërat e mira të jetës.

Ikona e muzikës, George Michael, ndërroi jetë më 25 Dhjetor të 2016-s për shkaqe natyrale. Pas një hetimi u zbulua se ai kishte sëmundje me zemrën dhe mëlçinë. Michael ua la pronat e tij që vlenin rreth 97.6 milionë paund dy motrave.

Ai ishte veçanërisht i lidhur me Melanie. Ajo ishte parukiere dhe kishte udhëtuar me të vëllain në të gjithë botën në kulmin e famës së tij./tvklan.al