Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, në TV Klan vendosi përballë njëri-tjetrit ditën e sotme, vëlla dhe motër. Vullneti rrëfeu në studio se në vitin 1992, ai u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes së një shume parash tek fqinji i tij. Akuza u bë nga një djalë 12 vjeçar, që sipas tij ai dhe familja e tij kishin qenë rreth 13 herë në burg për vjedhje.

Vullneti është deklaruar fajtor në bashkëpunim me një person tjetër dhe ka qëndruar 8 muaj dhe 17 ditë në burg, edhe pse ishte i pafajshëm. Ai ka sjellë motrën e tij në studio sepse pretendon se ajo dhe pjesa tjetër e familjes nuk e kanë ndihmuar dhe nuk kanë bërë asgjë për ta nxjerrë nga burgu.

Avnia: Vullnet për çfarë më ke sjellë mua ti këtu?

Vullnet: Pusho! Pusho një minutë!

Avnia: Nuk ka mundësi të pushoj, dua të di për çfarë arsye më ke sjellë mua këtu?

Vullnet: Unë të kam sjellë këtu, se ju nuk keni bërë asgjë, kur më ka marrë policia.

Avnia: Motra jote ka ardhur …

Vullnet: A ka mundësi të mbaroj unë?

Avnia: Dua të dëgjoj për çfarë më ke sjellë këtu?

Vullneti: Kur ju e morët vesh që vëllai jot kishte 3 ditë që kishte ardhur nga Greqia…

Avnia: Nuk dija gjë, unë kam ardhur ditën e dytë, kur ti je arrestuar.

Vullneti: Zonja Eni, unë jam akuzuar nga një fëmijë 12 vjeçar, kur ai fëmijë me të gjithë familjen e vet, me xhaxhain, me dajon, ku i ka e ku si ka. Ata kanë qenë nga 15 herë në burg, për vjedhje familje. Në rast se unë po gënjej diçka të vogël këtu, shkoni pranë policisë, gjykatës.

Eni Çobani: Vullnet po akuzoni një fis të madh, jo vetëm personin që juve ju akuzon.

Vullneti: Jo, jo personi me dy xhajat e vet kanë qenë mbi 13 herë në burg për vjedhje.

Eni Çobani: Dakord, por ne këto fakte nuk i dimë dhe duhet të jemi korrekt me publikun.

Vullneti: Unë kam sjellë motrën time këtu, se kur erdhi me babin dhe më solli rrobat e lara, ka marrë rrobat e mia pa larë dhe me gjak, pse nuk i mori këto rroba ti çonte tek familja e Xhevahir Sinametës, tek babai i Xhevahir Sinametës?

Eni Çobani: Pra Xhevahir Sinameta, për të sqaruar të gjithë është fëmija 12 vjeçar, që ka akuzuar për këtë vjedhje në familjen e Hekuran Sinametës, zotin Vullnet Sinameta dhe Afrim Sinameta. Është pak çudi, se i gjithë ky fshat ka mbiemrin Sinameta, por në fakt lidhjet e gjakut nuk ekzistojnë.

Avnia: Kur kam ardhur unë, vëllai im ishte arrestuar në 15 unë jam kthyer në 16 tek babi, për të shikuar babin, jo se kishte ndodhur kjo ngjarje.

Eni Çobani: Ti ke shkuar në shtëpi për vizitë, se ishe e martuar në atë kohë?

Avnia: Po e martuar. Fola me mamin nuk më dha shpjegim, fola me babin nuk më dha shpjegim. Motra e vogël më tha se mami me babin janë mërzitur se kanë arrestuar Vullnetin. Aty vura duart në kokë.

Vullneti: Oj motër nuk ka lidhje fare kur ke shkuar. Kur ti ke marrë përgjigjen, se vëllai ka rënë në burg, kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Greqia, se ishit 6 vëllezër dhe 8 motra. Çfarë bëtë për vëllain ju? Nuk shkoi 3 ditë, apo 7 ditë, zonja Eni 8 muaj e 17 ditë.

Eni Çobani: Po që je dënuar!

Vullneti: Por 8 muaj dhe 17 ditë për mua. janë 8 vite dhe 17 muaj./tvklan.al