Ambiciet e Inis dhe Ingrit Gjonit shfaqen edhe në këngë. Motrat Gjoni konkurojnë tashmë në tregun e këngës me albumin e tyre të parë. ‘Imazhi i ri’ mban emrin albumi me 10 këngë, e në njërën prej tyre, motrat Gjoni kanë realizuar  edhe videoklip. Fillimisht filluan të këndonin për hobi, por më pas menduan seriozisht. Madje, motrat Gjoni nuk do ta mbyllin me kaq artin e këngës, por do të  tentojnë përsëri në albume të tjera.

Gazetarja: Motrat Gjoni, është hera e parë që bëni një album, apo jo? Ju mendoni se do të vazhdoni këtë karrierë? Pra, e shikoni veten tuaj në këngë?

Inis Gjoni: “Atëherë, fillimisht kjo nisi si hobi dhe më pas duke parë dhe stafin e punës, duke punuar me kompozitorë të njohur dhe shumë seriozë në punën e tyre, edhe në filluam ta merrnim vërtet seriozisht. Është një punë që është arritur,  të paktën të themi albumi është arritur prej rreth 1 viti e gjysëm. Nuk është se është bërë një punë e përshpejtuar. Me një fjalë, është punuar vërtet seriozisht dhe mendoj që në të ardhmen, pse jo të vazhdojmë.”

Gazetarja: Në fakt, ke qenë më duket, ti Ingrit që ke bërë këngën e parë, apo jo?

Ingrit Gjoni: “Unë kur kam kënduar për herë të parë vetëm jam ndierë mirë, por shumë më mirë jam ndjerë kur i bëra ftesën Inisit që dolëm pastaj në Festivalin e Këngës Magjike dhe kjo ishte bashkëpunimi i parë më inisin dhe ideja vazhdoi pastaj  që ne të vazhdonim dhe të nxirrnim sot albumin.”

Gazetarja: Tek kënga ‘I ziu ti’, ka lidhje teksti dhe me jetën tuaj? Një mashkull nuk mendohet se kujt do t’i drejtohet…

Inis Gjoni: “Kjo do të vlente për dy vajza që nuk do të ishin të njohura në ambientin ku jetojmë. Të paktën, mua dhe Ingritin na dallojnë që jemi motra dhe që kështu ‘i ziu ti’,  ai nuk do kishte shumë vlerë.”

Për këtë album kanë punuar kompozitorë të ndryshëm, si Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi, Jorgo Papingji, Kristi, e të tjerë./tvklan.al