Në seancën e radhës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra Yllka dhe Kimetja. Kimetja ka sjellë Yllkën për t’i kërkuar pjesën e shtëpisë që i ati i la amanet para se të vdiste. Ai ia ka dhuruar Yllkës dhe i ka kërkuar që gjysmën e shtëpisë t’ja japë Kimetes.

Por Yllka nuk ia ka dhënë ende gjysmën që i takon sepse sipas saj, kur nisi të merreshe me dokumentat ndodhën shumë vdekje tek shtëpia, e më pas vëllai i tyre ka hapur gjyqe që ta marrë ai këtë shtëpi dy katëshe në Durrës.

Kimetja: Para se të vdiste babai më ka dhënë një pjesë të shtëpisë, por u bë 8 vite që atë tapi unë nuk e kam marrë. Unë jetoj vetëm, djali është martuar dhe ka ikur në Itali me bashkëshorten dhe fëmijët dhe jam fare vetëm dhe nuk kam shtëpi.

Yllka: Zonja Eni, shtëpia më është dhuruar në vitin 2013 dhe mora tapinë, në atë kohë ndodhi vdekja dhe unë nuk munda t’ja jepja gjysmën e shtëpisë kësaj që e la babai amanet. Neve na ndodhën vdekjet njëra pas tjetrës. Në 2013 vdiq nëna, pas një vit e gjysmë vdiq baba.

Eni Çobani: Pse ta dhuroi ty dhe jo motrës tjetër që i qëndroi afër? Zakonisht testamenti bëhet kundrejt njerëzve që ju shërbejnë. Në këtë rast i ke shpërbyer ti apo Kimentja?

Yllka: Edhe unë i kam shërbyer sepse ka qenë në Itali kur ka vdekur.

Kimetja: Nuk është shërbim kur ti i shërben një herë në vit.

Eni Çobani: Ti je futur në këtë banesë për t’i shërbyer atyre?

Kimetja: Më mori motra, më tha futu në shtëpinë time dhe shërbeji prindërve. Unë prindërve i kam shërbyer me dëshirën time. Këta ikën të gjithë dhe më ngecën mua prindërit.

Yllka: Babit ia kam bërë të gjitha shërbimet në Itali dhe nuk mund t’ja dhuroja gjysmën e shtëpisë asaj sepse shtëpia është në proces gjyqësor.

Eni Çobani: Po t’i duhet t’ja kishe dhuruar para se të futeshe në proces gjyqësor. Vëllai nuk kundërshtoi kur na i dha baba shtëpinë, pa i mbushur të dyzetat, ai na denoncoi. Atëhere filloi kalvari i gjyqeve.

Kimetja: Vëllai me kufomën në shtëpi bënte plane, do vi në gusht do i vë çelsin shtëpisë pa pikën e turpit. Ju më detyruar të vija tek zonja Eni.

Yllka: Kështu si po e bën ti unë s’të jap asnjë gjë hiç se na bëre gazin e botës. Jo tokë e shtëpi, por asnjë tullë. Të të vijë zor se po na shikon e gjithë bota. Mund ta kishim zgjidhur bashkë. Në vendin tim të kishe marrë vëllain. Ai ka ikur në Itali që në vitin ’98 dhe ka pasur banesën e vetë në Sektorin Rinia.

Eni Çobani: Si mundet të dalë një djalë dhe të kërkojë banesën e babait duke thënë që unë kam jetuar në mënyrë të pandërprerë prej 20 vitesh?

Yllka: Asnjëherë, ai është sjellë shumë keq me prindërit, prandaj baba ma dhuroi mua shtëpinë. Babai ia ka bërë të qartë të birit që ty nuk të jap shtëpi, shtëpinë e kanë gocat. Ai nuk e kundërshtoi fare dhe pasi vdiq baba, pa bërë të dyzetat mua më kërkuar në rajonin e policisë, më kishin denoncuar vëllai. /tvklan.al