Jose Mourinho mbetet i njëjti. Trajneri i Manchester United zhvilloi konferencën para ndeshjes me Neëcatsle në orën 08:00 të mëngjesit të së premtes.

Komunikimi zgjati vetëm 3 minuta e 32 sekonda, ku më shumë Mou nuk dha përgjigje përse ekipi nuk njeh fitore në shtëpi në 4 ndeshjet e fundit, një ecuri që nuk ndodhte prej kohësh.

Gazetari: Pse ka gjëra që nuk funksonojnë?

Mourinho: Për arsye të ndryshme.

Gazetari: Mund të na i thuash?

Murinho: Jo.

Gazeta “Daily Mail” për t’iu kundërpërgjigjur sjelljes së Jose Mourniho, numëroi dhe fjalët e trajnerit, 262 në total gjatë konferencës. Murinho për më tepër la pa përgjigje dhe pyetjen e fundit.

Gazetari:

A mund të sigurosh tifozët që po bën gjithçka që ke mundësi? 

Jose Mourinho është vendosur në presion nga rezultatet e këtij sezoni ku është përmendur vazhdimisht edhe shkarkimi i tij, por nëse realizohet do t’i kushtone miliona Euro Machester United.

Tv Klan