Mourinho gati për Real Madrid

Posta

Mourinho gati për Real Madrid

19:35 13/09/2019

“Ka qenë eksperienca më e bukur në karrierë”

José Mourinho po sponsorizon profilin e tij si trajner për tu rikthyer në drejtim të Real Madrid. Së fundmi ai është parë në rrugët e Madridit dhe i ndjekur nga gazetarët ka pranuar se nëse kalon më shumë se 3 vite me Realin bëhesh madrilen, duke lënë të kuptohet se ai ende ka një dashuri të madhe për ‘Los Blancos’.

Mediat gjithsesi raportojnë se Mou e ka ndjerë se Zinedine Zidane është pranë largimit për herë të dytë dhe për këtë arsye ka vendosur të shfaqet pranë ish-skuadrës së tij. Reali ka një muaj intensiv përpara me ndeshje që duhet patjetër t’i fitojë dhe nëse nuk do të ketë sukses, e gjitha do të reflektohet tek trajneri, me shumë gjasë tek largimi i tij nga drejtimi i skuadrës. 

Florentino Perez po pret se si do të përfundojnë ndeshjet e ekipit të tij me Levante, Sevilla, Osasuna dhe derbi me Atletico Madrid, pa lënë pas dore as PSG për Champions League për të vendosur. Sipas asaj që raportohet ai nuk do ta mendojë dy herë shkarkimin e trajnerit Zidane aq më tepër që Mourinho po pret tek dera.

Mou gjatë një interviste madje e ka kujtuar eksperiencën si trajner i Real si më të bukurën e karrierës duke veçuar edhe arsyet pse është rritur si teknik.

“I detyrohem lojtarëve të mi, por edhe atyre kundërshtarë. Messi nuk ka luajtur në skuadrën time por unë kundër tij dhe kjo më ka bërë një trajner më të mirë, duke përgatitur me mirë skuadrën kundër tij, duke organizuar lojën më mirë.”

Priten zhvillime të rëndësishme në Madrid, duhet pritur vetëm një muaj.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi