Jose Mourinho i shpëton vetëm me gjobë mospagimit të taksave. Trajneri portugez ra dakord me Gjykatën e Madridit se duhet të shlyejë 2.2 milionë euro tatimeve, në mënyrë që të shmangë dënimin me 12 muaj burg, nëse nuk paguan. Vendimet me më pak se 24 muaj kthehen në gjobë sipas asaj që parashikon ligji spanjoll.

Special One fshehu të ardhurat nga e drejta imazhit për vitet 2011-2012 që shkonin në 3.3 milionë euro. Asokohe Jose Mourinho ishte trajner i Real Madrid. Probleme ligjore për shkak të evazionit fiskal kanë patur kohët e fundit edhe shumë figura të njohura sportive, mes tyre Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar.

Në këto raste vendimet kanë qenë gjithmonë me gjobë ku muajin e kaluar Ronaldo u detyrua të shlyente me thuajse 19 milionë euro gjobë dënimin prej 23 muajsh.

Tv Klan