Dy ndeshjet e Barcelonës dhe Interit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2010 janë gdhendur në histori, por edhe në kujtesën e çdo tifozi të futbollit. Përveçse një sfidë midis dy ekipeve më të mira në Evropë në atë kohë, kjo përballje e veçantë ishte edhe një përplasje botësh të ndryshme.

“Tiki-taka” e Pep Guardiolës që mposhti çdo kundërshtar në rrugën e saj, kundër cinizmit dhe kundërsulmeve vdekjeprurëse të José Mourinhos.

Fitues doli ky i fundit, pasi Interit triumfoi ndeshjen e parë në shtëpi 3-1, ndërsa në atë të kthimit u mposht minimalisht.

15 vite me vonë, historia përsëritet, me dy ekipet që përballen sërish në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Trajneri José Mourinho është rikthyer pas në kohë dhe ka kujtuar kualifikimin historik. Në intervistën e dhënë për “O’ Jogo”, portugezi tha se suksesi nuk mund të ishte më epik se aq.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjesia që patëm në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. Nuk mund të kishte qenë më epike. Ndeshja në Milano ishte perfekte dhe pastaj erdhi ndeshja e kthimit në Camp Nou…”, deklaroi Mourinho.

Atë vit, Interi ia doli të marrë trofeun e Champions League, pasi mposhti në finalen e “Bernabeu”-t skuadrën e Bayern Munich.

/tvklan.al