Rinovimi i Pep Guardiolës nuk ka sjellë frytet e duhura te Manchester City, që është mposhtur në transfertë 2-0 nga Tottenham Hotspur. Djemtë e drejtuar nga Jose Mourinho u dominuan totalisht nga nënkampionët e Anglisë, por gjithsesi, arritën që të gjenin 2 herë rrjetën për të marrë 3 pikët dhe momentalisht kreun e Premier League angleze. Son Heung Min kaloi në avantazh “Gjelat”, ndërkaq goli i sigurisë erdhi nga Lo Celso, i cili shënoi në prekjen e parë të topit.

Bayern Munich ruan kreun e Bundesligës, edhe pse barazuan 1-1 përballë Ëerder Bremen. Ishin miqtë ata që gjetën rrjetën, me anë të Eggestein. Gjithsesi, bavarezët reaguan me anë të Coman në fillimin e së dytës, gjithsesi, nuk arritën që të dilnin me pikë të plota. Ndërkohë, Dortmundi ndjekës mposhti me përmbysje 5-2 Hertha Berlin, falë edhe pokerit të golave nga Halaand.

Juventus është rikthyer tek fitorja në kampionat dhe heroi është padiskutim vetëm ai, Cristiano Ronaldo. Luzitani shënoi të dy golat në fitoren 2-0 që bardhezinjtë regjistruan përballë Cagliari. Fillimisht, Ronaldo shënoi në minutën e 38-të, duke gjetur rrjetën në ndeshjen e pestë radhazi të Seria A. Pak minuta më pas, Ronaldo shuan shpresat e Cagliari për pikë, me golin e tij të dytë të sfidës dhe të tetin pas 8 javësh kampionat.

Barcelona vijon formën katastrofike në kampionat. Katalanasit u mundën 1-0 nga Atletico Madrid. Një dalje jo e studiuar mirë nga Ter Shtegen bëri që Carasco të tunde rrjetën dhe t’i epte vendin e dytë Atleticos në kampionat. Ndërkohë, me 11 pikë pas 8 javësh, Barcelona e Koeman është më e dobëta  në 25 vitet e fundit. Kjo formë nuk ishte shfaqur që prej sezonit 1995-1996, duke treguar edhe njëherë vështirësitë e teknikut holandez në “Camp Nou”.

Klan Plus