Vetëm 6 pikë në 4 ndeshje e rendisin Manchester United në mesin e tabelës, një pozicion aspak i përshtatshëm për investimet në këtë ekip.

Përgjegjësia më e madhe shikohet te Jose Mourinho për të cilin është thënë se edhe mund të largohet nga skuadra. Trajneri është vendosur në qendër të kritikave për nisjen e dobët të kampionatit, por ka edhe nga ata të cilët e përkrahin.

Romelo Lukaku e mbrojti Mourinho në një intervistë për “BBC”. “Njerëzit njohin vetëm anën e tij fituese, por ajo që më pëlqen tek ai është që nuk shtiret. nëse është i nervozuar e dallon, nëse është i lumtur e shikon. Këtë duhet ta vlerësoni” – tha sulmuesi i Manchester United. Pakënaqësitë lindën kur Jose Mourinho tha se afrimet në merkaton e verës ishin të pamjaftueshme, ndërsa rezultatet e dobëta shtuan polemikat në drejtim të portugezit.

Tv Klan