Jose Mourinho nuk u mjaftua me fitoren e skuadrës së tij në Allianz stadium të Torinos. Fitorja me përmbysje ndaj Juves nuk e përmbushi egon e tij. Portugezi bëri këtë gjest në fund të takimit ndaj tifozëve vendas që sigurisht nuk i kursyen batutat ndaj tij.

“Bukuroshat italianë më ofenduan për 90 minuta.

Unë nuk i ofendova. Bëra atë shenjë të vogël. e di që miliona interiste janë të lumtur me këtë por unë e respektoj Juventusin, lojtarët trajnerin por jam edhe krenar për lojtarët e mi për atë që bënë”.

Juve e gjeti e para anavtazhin me Cristiano Ronaldo. Gjithsesi anglezët nuk u pajtuan me rezultatin dhe barazuan në minutën e 86’, me Juan Mata, fati u buzëqeshi në fund të takimit kur Alex Sandro shënoi në portën e tij.

Manchester City mposhti me goleadë Shakhtar Donetsk, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Lyon barazoi me 2-2 me Hoffenheim, duke çuar dëm një mundësi kualifikimi.

Real Madrid u rikthye fuqishëm me një fitore të thellë 5-0 ndaj Victoria Plzen.

Me dy golat e Robert Lewandowski, Bayernin e Mynihut fitoi ndaj Aek Athina. Po në të njëjtin grup, Benfica dhe Ajaxi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, me portugezët që gjetën të parët avantazhin, ndërsa holandezët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të sfidës.

Tv Klan