Mourinho trajner Kombëtareje?

Mourinho trajner Kombëtareje?

23:35 19/06/2019

Pasi u shkarkua nga drejtimi i Manchester United Jose Mourinho ende nuk ka gjetur një skuadër për të vazhduar punën si trajner. Portugezi ka shqyrtuar shumë oferta në drejtim të tij, disa herë janë publikuar lajme se mund të marrë skuadra në Gjermani, Francë, apo mund të rikthehet në Itali. Portugezi duket se nuk kërkon të stërvisë më klube, por dëshira e tij është të marrë drejtimin e një kombëtareje.

Vetë tekniku është shprehur se do që të konkurrojë në një kampionat evropian  dhe botëror gjatë një interviste për median portugeze “elevensports”.

The Special One mund të marrë edhe drejtimin e kombëtares portugeze, por për të kjo nuk është një domosdoshmëri.

“Dua kompeticione të tjera. Mendoj për botërorin ose kampionatin europian. Për një kohë të gjatë kam pasur dëshirën të provoj një aventurë të tillë. Tashmë e shoh më shumë veten tek një kombëtare se sa tek një klub.”

Në karrierën e tij si trajner, Mourinho ka drejtuar skuadra si Real Madrid, Inter Cheslea apo Porto. Ai ka triumfuar 2 herë në ligën e kampionëve në vitin 2004 dhe 2010 me Porton dhe Interin.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT