Armando Broja mund të ketë një të ardhme tek Everton përtej këtij sezoni, por duhet ta tregojë në fushë.

Kjo kuptohet nga fjalët e thëna nga trajneri David Moyes në prag të sfidës të kampionatit me Arsenal.

“Broja ka disa cilësi vërtetë të mira, duke përfshirë lojën e tij të qëndrueshme dhe shpejtësinë e tij. Unë mendoj se ne duhet të përpiqemi dhe t’i japim atij një mundësi për të treguar se çfarë mund të bëjë”, shprehet trajneri i Everton David Moyes.

Armando Borja e ka marrë veten pas dëmtimit dhe këtë e tregoi edhe me Kombëtaren në ndeshjet e Marsit. Ai ka luajtur vetëm 200 minuta për Everton në këtë sezon.

Broja është i huazuar nga Chelsea me mundësi për ta blerë në fund të këtij sezoni. Duket se paraqitjet e tij në ndeshjet e mbetura do të vendosin për vendimin e klubit nga Liverpuli.

Tv Klan