Së fundmi reperi i njohur nga Kosova, Mozzik ka festuar 25-vjetorin e tij. Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ai ka treguar se e ka festuar në Stattgart të Gjermanisë. Në një foto reperi ka pozuar me valixhe në duar, por ajo që ra më shumë në sy, është bluza që ka veshur.

Thuhet se kjo është bluza e Loredanës, pasi ajo e ka veshur disa kohë më parë. Ndërsa në foton e dytë, dallohet hija e një femre bjonde duke fotografuar reperin dhe fansat mendojnë se ajo është Loredana.

Këto dyshime kanë lindur pasi prej disa ditësh, çifti është përfolur për një ribashkim. Para disa ditësh ata janë kapur duke bërë shopping bashkë dhe duket mjaft të afërt me njëri-tjetrin. /tvklan.al