Këngëtari i njohur Mozzik ishte i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ku tregoi për projektet e reja muzikore.

Gjatë karantinës nuk kam shkuar asnjë ditë në studio dhe deri sa të kalojë kjo fazë nuk do të kthehem. Sapo të dal nga karantina do të udhëtoj menjëherë të takoj vajzën. Kam nënshkruar një kontratë me “Universal” dhe “Sony”, albumi del gjatë këtij viti me 15 këngë, 8 këngë në gjuhën shqipe dhe të tjerat në gjuhën gjermane, bashkëpunime kam me artistë ndërkombëtar gjerman dhe amerikanë. Kam provuar tregun gjerman të muzikës, por tani do e bëjmë siç duhet” tregon Mozzik.

Në lidhje me këngën e re “Leje” që do të publikohet më 8 Maj Mozzik tregon se do të jetë e shoqëruar nga një videoklip karantine “one-shot” (pa montazh).

Ai tregoi se një këngë e re e padëgjuar akoma nga publiku, pjesë e albumit të ri, i është dedikuar vajzës së tij, Hana, teksti është i shkruajtur pjesë-pjesë që para se ajo të lindte, momenti kur ka ardhur në jetë derisa i ka dalë dhëmbi i parë.

“Nuk dua që ajo të merret me muzikë, është një rrugë e vështire, nuk dua që që ajo të lodhet. Pse mos të zgjedhi diçka më të lehtë? Pas gjithë suksesit, fshihet një pjesë e errët, stres, pagjumësi, lodhje, mërzitje dhe presion”, tregon Mozzik.

Portretin e vajzës, Hana, Mozzik e ka tatuazh në trupin e tij. /tvklan.al