Kohët e fundit është përfolur se reperi i njohur nga Kosova Mozzik është ribashkuar me Loredanën pas një ndarje të bujshme. Ata janë fotografuar nga paparacët shumë shpesh, por dyshja nuk kaa preferuar të flasë për këtë çështje deri në momentin që Loredana ka publikuar pjesën e parë të dokumentarit të saj.

Në këtë dokumentar Mozzik ka zënë një pjesë mjaft të madhe dhe të rëndësishme. Ai për herë të parë ka folur për marrëdhënien dhe ribashkimin e tyre, ku shprehet se Loredana është ndryshe nga femrat e tjera dhe gjërat që kanë kaluar e kanë përforcuan më shumë marrëdhënien e tyre dhe i kanë bërë që të jenë bashkë.

“Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë. Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë”, shprehet Mozzik. /tvklan.al