Reperi i njohur Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit përsa i përket marrëdhënies së tij me Loredanën. Ata kanë konfirmuar ndarjen e tyre dhe shpesh herë thumbojnë njëri-tjetrin me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Ditën e sotme Mozzik ka treguar se nëna e tij feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar urimi mjaft i ndjerë dhe emocionues. Ai ka ndarë një foto të së ëmës së bashku me Hanën dhe në mbishkrimin e saj shkruan:

 “Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti . Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty! Të Dua Nanë !”, ka shkrur Mozzik. /tvklan.al