mrbean

Kanë kaluar plot 25 vjet nga krijimi i personazhit të famshëm komik Mr Bean, të interpretuar nga aktori britanik Rowan Atkinson.

Ndonëse ditëlindja e Mr Bean është më 15 Shtator, kjo nuk e ndaloi aktorin Atkinson që të shfaqej në rrugët e Londrës i veshur si personazhi i famshëm, mbi makinën e tij Mini dhe krah ‘mikut’ të ngushtë, arushit Teddy.

Atkinson zgjodhi që të risillte në vëmendjen e publikut një prej episodeve më gazmore të Mr Bean, kur e mbushi makinën aq plot sa vetë përfundoi mbi çatinë e saj.

Episodi i vitit 1994

Mr Bean realizoi vetëm 15 seri, por show pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke shitur 35 milionë DVD në të gjithë botën. /tvklan.al