RetroNjë vajzë e vogël ka arritur të shpëtojë nga virusi vdekjeprurës HIV AIDS. Ako kishte  lindur me HIV Aids, por duke u kuruar me antiretrovilarë per 11 muaj virusi u zhduk. Lajmin e kanë bërë të ditur mjeket amerikanë. Ky është rasti i dytë që rrit shpresat për heqjen e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, nëse trajtohet që në fillim.

Mjekët i dhanë ilaçe vogëlushes katër orë pasi kishte lindur nga një nënë e cila ishte e prekur nga sida dhe që nuk ishte merrte asnjë lloj kure. Mjekët e  universitetit të Kalifornisë shpjegojnë se nuk ia ndërprenë asnjëherë trajtimin të porsalindurës.

Një nga pediatret e spitalit ku vajza e vogël lindi,Audra Deveikis shpjegon se mjekimi i saj kishte nisur përpara se të merrnin përgjigjet testit e HIV Aids, megjithatë fakti që kishte lindur nga një nënë që nuk kurohej e bënte edhe më të mundshëm infektimin e saj.

Mjekët që u morën me kurimin e vogëlushes thonë se ajo që ishte e habitshme tek ky rast ishte mënyra sesa shpejt u zhduk ky virus. Testi i ADN-së ishte negativ gjashtë ditë pas lindjes dhe vazhdoi të mbetej i tillë. Megjithatë, vogëlushja vazhdon të kurohet me antiretroviral dhe për momentin nuk mund të flitet për një shërim të plotë, por zhdukje të virusit. E vetmja mënyrë për të marrë vesh nëse virusi është zhdukur totalisht nga fëmija është nëse do të ndërpritej trajtimi.

Rasti i parë i një të porsalinduri me HIV Aids, shëruar disa ditë pasi u trajtua menjëherë pas lindjes me anti-retrovial, u bë publik në mars të vitit të shkuar. Edhe në atë rast bëhej fjalë për një vajzë të vogël të lindur në Mississippi, mjekimi i së cilës nisi 30 orë pas lindjes.

Edlira Kalaja