“Mrekullia e vogël” e 11 Shtatorit

“Mrekullia e vogël” e 11 Shtatorit

11:20 14/09/2019

Foshnja habit prindërit dhe mjekët

Një nënë amerikane thotë se vajza e saj e porsalindur është “një mrekulli e vogël”, pasi lindi në përvjetorin e sulmeve të 9/11, në orën 09:11 dhe peshonte 9lb 11oz (njësi matëse e përdorur në SHBA dhe Britani), 4.4 kilogramë.

Christina Brown, erdhi në jetë në spitalin Methodist LeBonheur në Germantown të Tennessee.

“Ajo është një jetë e rë në mesin e dhimbjes dhe dëshpërimit”, tha nëna e saj Cametrione Moore-Brown.

Sipas BBC, Christina lindi me ndërhyrje cezariane dhe stafi i spitalit u habit kur regjistruan orën e lindjes dhe peshën e bebes.

Dëgjuam doktorin që tha orën e lindjes 9/11 dhe kur e peshuan, mjekët shtangën kur zbuluan se Christina peshonte 9/11. Ajo lindi në 9:11 më 9/11-ti”, tha babai i të porsalindurës Justin Brown.

Ishte një ndjesi shumë e bukur, të gjesh gëzim në një ditë që përkujton një tragjedi kaq të madhe”.

Edhe stafi i spitalit shprehu habinë për këtë koiçidencë, për të cilën thanë se ishte shumë e rrallë.

Rreth 3 mijë persona mbetën të vrarë në sulmet e 11 Shtatorit 2001, ndërsa me mijëra të tjerë mbetën të plagosur.

Në përkujtim të viktimave u mbajtën ceremoni në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT