Bavarezët emliminohen në turin e dytë të kupës, Tuchel: Na mungoi fati për të shënuar

Eliminimi i Bayern Munich nga Kupa ka shkaktuar bujë në Gjermani. 20 herë kampionët e kompeticionit, me superyje në përbërje dhe që fitojnë miliona Euro në muaj iu dorëzuan urisë së skuadrës së Bundesligës së tretë, Sarbruken. Pavarësisht se në kampionat nuk po kalojnë një moment të mirë, ata sfiduan skeptikët për të befasuar të gjithë dhe larguar nga gara për titull një prej favoritëve më të mëdhenj. Një fitore e regjistruar me shumë mund dhe djersë, për të përmbysur avantazhin e Thomas Muller. Triumf i artë që hyn në historinë e futbollit, duke lënë të tronditur Bayern Munich. Në mënyrë të pabesueshme, kjo shënoi herën e tretë në katër vitet e fundit që bavarezët eliminohen nga Kupa e Gjermanisë në raundin e dytë. 

“Ata na dhanë një goditje shumë të hidhur në momentet e fundit dhe u eliminuam. Ka 100 shpjegime për këtë eliminim, por ndoshta edhe asnjë pasi nuk duhet të gjejmë justifikime. Është vërtetë e hidhur të eliminohesh kështu. Jemi të zhgënjyer. Kishim dëshirë për të shkuar në finalen e Berlinit. Kaluam në epërsi dhe më pas nuk luajtëm mirë. Mungoi momenti i duhur dhe pak fati për të shënuar golin e dytë. Urime kundërshtarëve!”

Bayern Munich bëhet skuadra e dytë e madhe që eliminohet nga Kupa e Gjermanisë, pas Leipzig, që ishte edhe kampione në fuqi. Kualifikim me vuajtje në turin e tretë të Kupës së Gjermanisë regjistroi edhe Borussia Dortmund, 1-0 ndaj Hoffenheim. Goli i vetëm mban firmën e mesfushorit sulmues, Marko Rojs. Pa probleme kaluan më tej, Eintracht Frankfurt dhe Herta Berlin.

Klan News