Qumështi i gjirit mund të bëjë më shumë se sa thjesht për të ushqyer fëmijët tuaj.

Në fakt, jo vetëm që mund trajtojë një numër sëmundjesh trupore, por ky qumësht mund të bëhet gjithashtu stoli, ushqim apo edhe deodorant.

Më poshtë janë edhe mënyrat apo funksionet e tjera që ka qumështi i gjirit, përveçse të shërbejë si ushqim për foshnjet.

Sapun

dddd

 

Keni dëgjuar për sapun të qumështit të dhisë, sapun aromatik dhe sapun të lëngshëm. Po për sapun me qumësht gjiri? Mbase ende jo.

Qumështi i gjirit është i përkryer për lëkurën pasi përmban protein esenciale, aminoacide dhe vitaminë A.

Acidi laktik në sapun gjithashtu pastron dhe zbut lëkurën tuaj.

Gargare

33

Dhimbje fyti?  

Dhimbje të fytit?  Daily Medical raportoi se nëse pini qumësht gjiri apo nëse bëni gargare me këtë loji qumështi mund të lehtësoni menjëherë dhimbjen e fytit.

Deodorant

Duket pak e çuditshme, por qumështi i gjirit është përdorur në vend të deodorantit dhe ka patur mjaft rezultat.

Pastrimi i fytyrës dhe trajtimi i puçrave  

Thjesht vendosni qumështin e gjirit në një copë pambuk dhe pastroni make up-in .

Daily Medical gjithashtu thotë se qumështi i gjirit përdoret për të trajtuar aknet për shkak të acidit laurik që ai përmban. Gjithashtu pastrimi i fytyrës me këtë qumësht do t’iu bëjë që të keni një fytyrë të butë.

Stoli

44

Shumë femra kanë nostalgji për kohën kur ato ushqenin me gji fëmijën e tyre. Dhe në mënyrë për ta kujtuar atë janë realizuar edhe perla nga qumështi i gjirit .

Përbërës në gatim

55

Bebet nuk janë të vetmit që mund të konsumojnë qumështin e gjirit. Djathi, gjalpi, akulloret dhe gjërat e pjekura janë vetëm disa nga ushqimet që njerëzit kanë bërë duke përdorur këtë lloji qumështi.

Pickimet nga insektet dhe djegia nga dielli

Qumështi i nënës ka efekte kurative, ai përdoret për të trajtuar pickimet nga insekte të ndryshme apo për të trajtuar djegien nga dielli.

Aplikoni këtë qumësht në zonën e prekur dhe kjo do t’iu ndihmojë për të shëruar lëkurën.

Trajtimi i veshit

555

Qumështi i gjirit përdoret gjithashtu si një ilaç natyral për të trajtuar infeksione të veshit, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Mjafton të vendosni tre deri në katër pika të qumështit në hyrje të kanalit të veshit. Sëfundmi, qumështi i gjirit mund të përdoret gjithashtu edhe si lubrifikant./tvklan.al