Mrekullitë ekzistojnë, vogëlushi zgjohet nga koma

Posta

Mrekullitë ekzistojnë, vogëlushi zgjohet nga koma

17:51 24/10/2019

Mrekullitë ekzistojnë, dhe kështu ndodhi edhe me vogëlushin Michael, i cili kishte rënë në koma për gati 7 muaj. Ai u zgjua dhe sapo hapi sytë i buzëqeshi babait të tij.

Ky ishte një gëzim i madh për prindërit e vogëlushit, të cilëve mjekët u kishin thënë se me shumë gjasa Michael nuk do të zgjohej kurrë. Foshja kishte rënë në koma pasi kishte pësuar atak kardiak.

Mjekët kishin dyshime gjithashtu se vogëlushi 10-muajsh mund të kishte pësuar dëmtime në tru. Por, për fat të mirë ekzaminimi me skaner zbuloi se nuk kishte asgjë të tillë. Sidoqoftë, Michael është ekzaminuar me një anomali jashtëzakonisht të rrallë në zemër që duhet të operohet për të shpëtuar.

Shpenzimet për operacionin janë të larta. Prindërit janë duke mbledhur 120 mijë Paund për të shpëtuar vogëlushin e tyre. Ata kanë gjetur një spital në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të kryejë këtë operacion. Mjekët amerikanë i thanë nënës së Michael se pas ndërhyrjes në zemër, vogëlushi do të rikuperohet plotësisht brenda 6 muajve. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi