MSH njofton për gjendjen shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid-19.

Në një postim në Facebook,ministrja Ogerta Manastirliu shprehet se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe se ndodhet në vetëizolim në banesë.

“Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”. /tvklan.al