Ministria e Transportit dhe Infrastukturës pranon se është duke shqyrtuar një ofertë të mbërritur nga një kompani private, e cila kërkon të marrë me koncesion shërbimin e lejeve të qarkullimit për automjetet në Shqipëri.

Në një reagim për mediat, ky institucion thotë se ende nuk është hapur asnjë garë dhe se oferta është duke u shqyrtuar dhe se është ngritur një grup pune sëbashku me Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve, siç parashikohet edhe në ligj, shprehet kjo ministri.

Transportet thonë se ende nuk është hapur asnjë garë për këtë koncesion, pasi pritet njëherë vlerësimi i ofertës nga grupi i punës.

Tv Klan