MTV Video Music Awards 2021


MTV Video Music Awards 2021

23:30 13/09/2021

Ndarja e çmimeve në MTV Video Music Awards 2021 është rikthyer në New York duke grumbulluar kështu yjet më të mëdhenj të muzikës.

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, ka kryesuar listën e nominimeve në MTV Video Music Awards 2021. Artisti kanadez u nominua për shtatë çmime përfshirë këtu: “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” me Peaches.

Në ndarjen e çmimeve të këtij viti ka arritur të shpërblehet në dy kategori si: “Artisti më i mirë i vitit” dhe për “Këngën më të mirë Pop”. Teksa  rrëmbeu çmimet, 26-vjeçari nuk nguroi të falenderonte gruan e tij, Hailey, dhe po ashtu frymëzimin e tij, reperin Travis Scott.

Bieber ka lënë pas Ariana Grande, Doja Cat, Megan Thee Stallion, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift. MTV VMA edhe sivjet u mbajt nën respektimin e masave anti-Covid.

Klan News






Të ngjashme