“Mua më ka ikur tepeleku, kësaj fiqiri”, seanca fillon me sulme: Më ke kërcënuar e provokuar!


“Mua më ka ikur tepeleku, kësaj fiqiri”, seanca fillon me sulme: Më ke kërcënuar e provokuar!

18:30 11/02/2024

Seanca e ndërmjetësimit nga “Shihemi në Gjyq” ka nisur me një përplasje mes Eduartit dhe Dorinës. Nga ajo që mësuam nga insertet, është se Eduarti i ka marrë Dorinës një hua borxh. Dorina kërkon të marrë çfarë i përket dhe është e gatshme të gjejë  një zgjidhje  paqësore.

Ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani i jep fjalën Eduartit që nxisin reagimet e Dorinës.

Eduart: Mua më ka ikur tepeleku, kësaj avash avash i ikën fiqiri.

Dorina: Mos më fol mua me atë gjuhë ti!

Eduart: Vjen më kërcënon mua zonja Eni.

Dorina: Për çfarë të kam kërcënuar?

Eduart: Më kërcënon mua dhe mos e zgjat më të lutem.

Dorina: Ore qëndro aty!

Eduart: Ti duhet ta kesh për nder që vjen këtu, e kupton?

Dorina: Të lutem ulu atje ku je, mos na nxirr nga korniza e etikës.  Do të krijosh skenën, do këndosh?

Eduart: Do bisedosh me zonjën Eni.

Dorina: Po ulu more atje.

Eduart: Të isha nga ata unë të çoja në polici ty!

Dorina: Kush  je ti për të më çuar mua në polici?

Eduart: Ti më ke provokuar

Dorina: Për çfarë  të kam provokuar?

Eduart: Qepe gojën!

Dorina: Mos më thuaj mua qepe gojën se s’je në moshën time që të të kundërvihem, të lutem. Shko atje njëherë, shko. E shijove skenën.

Eduart: Ti s’ke punë në pronën time!

Dorina: Prona është e imja, është e imja se ke pranuar lekët!

Eduart: Rri në atë tënden, ato që t’i kam do t’i jap.

Dorina: Kur do mi japësh? Kur?

Eduart: Po deshe rri, qepe gojën!/tvklan.al









Të ngjashme