Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak është rikthyer sot në sallën e gjyqit për tu përballur me akuzat për vrasjen e protestuesve dhe abuzime me pushtetin. Prokurorët akuzojnë Mubarakun dhe bashkëpunëtorët e tij për vrasjen e 800 protestuesve gjatë kryengritjeve që i dhanë fund sundimit të tij 30 vjeçar . Ndër të akuzuarit janë edhe dy djemtë e tij si dhe ish-ministri i brendshëm.

Seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie rreth ndërtesës ku po zhvillohet gjykimi. 83-vjeçari kurohet njëkohësisht një spital pasi vuan nga problemet në zemër./tvklan.al