Shqiptari vlerësohet me notën 8.2 nga Sofascore

Ernest Muçi është bërë pjesë e formacionit të javës në Superligën Turke. Sulmuesi shqiptar realizoi gol në fitoren 2 – 0 të Besiktas ndaj Istanbulspor këtë të dielë, duke marrë notën 8.2 nga Sofascore.

Në formacionin e javës së 27 të Superligës Turke është i vetmi nga lojtarët e Besiktas. Vlerësimi ndër më të lartit për këtë javë erdhi, pasi Muçi tregoi më shumë në fushë.

22-vjeçari u përshtat shumë shpejt me ekipin, madje që në debutim, pas pak seancash stërvitore. Në 3 sfida të kampionatit është kthyer në një urë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit me një saktësi pasimesh gati 88%.

Ernest Muçi u transferua nga Legia te Besiktas për 10 milionë Euro, duke firmosur për 3 vite e gjysmë me klubin e njohur nga Stambolli.

Tv Klan