Muhamed Sejdini është Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në kuvendin zgjedhor të zhvilluar në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezent dhe 82 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të shtëpisë së futbollit vendor. Në garën për postin e Presidentit të FFM-së, Sejdini ishte kandidati i vetëm dhe kjo është hera e parë që një shqiptar do ta udhëheqë FFM-në.

Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencisë për Rini dhe Sport. Sejdini në këtë post do të zëvendësojë Ilço Gjorgjioskin që vitin e kaluar u tërhoq nga kreu i FFM-së, ndërsa Sejdini ishte zv/President i këtij institucioni në pesë vitet e fundit.

Tv Klan