“Mund ta hiqni pak kamerën, të flasim kështu…”, drejtori: Do bëhen fshatarët muzikantë?



“Mund ta hiqni pak kamerën, të flasim kështu…”, drejtori: Do bëhen fshatarët muzikantë?

21:03 30/10/2020

Emisioni “Stop” ishte ditën e sotme në fshatin Mizë të Divjakës, në shkollën 9-vjeçare, pasi mësuesit e biologjisë, gjeografisë dhe fizikës japin lëndën e artit pamor dhe muzikën. Vetë nxënësit e pranojnë këtë dhe mësimi thuajse nuk bëhet.

Gazetarja: Yje, si jeni?

Nxënësit, klasa VII: Mirë!

Gazetarja: Kush jua jep lëndën e muzikës?

Nxënësit, klasa VII: Mësuese Klodjana Gjërmeni.

Gazetarja: Çfarë lënde tjetër jep?

Nxënësit, klasa VII: Gjeografi, histori!

Gazetarja: Çfarë klase jeni ju?

Nxënësit: E nëntë.

Gazetarja: Me kë e bëni orën e muzikës?

Nxënësit: Me profesorin

Gazetarja: Si e ka emrin profesori

Nxënësit: Renato!

Gazetarja: Çfarë ju jep tjetër profesori?

Nxënësit: Fizikë!

Gazetarja: Çfarë keni mësuar ju të dashurit e mi në orën e muzikës?

Këtë problem e pohojnë dhe vetë mësuesit në fjalë, të cilët thonë, se janë të detyruar të japin muzikë e art pamor, për të plotësuar orët.

Gazetarja: Ju jeni mësuese e histori-gjeografisë?

Mësuesja 1: Po.

Nxënësit: Ju jepni dhe muzikën?

Mësuesja 1: Po.

Nxënësit: Si ia bëni që jepni dhe muzikën?

Mësuesja 1: Me stërmundim…

Nxënësit: Keni ndonjë formim në këtë drejtim?

Mësuesja 1: Unë kam mbaruar për histori-gjeografi, kështu që për të tjerat nuk është kompetenca ime…

Nxënësit: Zysha ju dëgjuam duke kënduar. Vetëm kaq sot?

*Vijon dialogu me nxënësit*

Gazetarja: Kush nga ju do më vizitojë pentagramin me notat muzikore? Mos vuri duart në kokë ai.

Mësuesja 2: Jap bio-kimi, jap lëndët e artit pamor, nga tre orë për arsye se thjesht i plotësojmë.

Gazetarja: Arti pamor nuk ka lidhje fare me bio-kiminë. Dhe tek kjo pjesa hajde pajtohemi këtu dhe të them mirupafshim.

Mësuesja 2: Të lutem mjafton kaq.

Gazetarja: Ja u pajtuam, besoj se nuk ka lidhje fare bio-kiminë.

Mësuesja 2: Nuk është faji im që unë plotësohem me art pamor.

Gazetarja: Profesor ku qenke mo? Si ia dilni që të bëni orën e muzikës?

Profesori: Kur të mbaroj mësimin mund të të përgjigjem.

Gazetarja: Profesori i fizikës. Si e bëni orën e muzikës duke qenë se jeni profesor fizike.

Profesori: Të lutem mund ta hiqni pak kamerën, të flasim kështu…

Gazetarja: E dini se ku mund të vendoset “do”, “re” apo “mi”?

Profesori: Të lutem…

Gazetarja: Sigurisht që nuk e di profesor.

Drejtoresha e shkollës Enkelejda Sako shpjegon, se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së mësuesve dhe bëhet fjalë për pak orë.

Gazetarja: Tani po zhvillohet ora e muzikës në klasën VII-B me mësuesen e gjeografisë. Është e njëjta situatë për klasën e VI, kasën e VIII etj. Mësues jashtë profilit nuk duhet të ketë ka thënë ish-ministrja.

Drejtoresha e shkollës: Keni shumë të drejtë, por kur janë pak orë ne kemi bërë kërkesë edhe në Zyrë Arsimore, por nuk mund të vijë një mësues për dy orë muzike dhe orët janë shpërndarë brenda shkollës.

Gazetarja: Për dy orë muzike jo se secila klasë ka nga…

Drejtoresha e shkollës: 1 orë. Janë 4 orë gjithsej.

Gazetarja: Kjo shkollë nuk ka as mësues muzike dhe as mësues arti pamor.

Drejtoresha e shkollës: Jo nuk ka. Kanë mbetur orët pa u zhvilluar dhe për të mos i lënë pa u zhvilluar kemi gjetur një zgjidhje të ndërmjetme.

Gazetarja: Çfarë njohurie ka një mësues fizike për këtë lëndë.

Drejtoresha e shkollës: Mundohet që ta japë…

Gazetarja: Sa mirë që do të ishte që lëndën e muzikës dhe artit pamor ta bënte një adapt…

Drejtoresha e shkollës: Do ishte shumë mirë  për të gjithë. Nëse do të na sjellin një mësues të tillë do të ishte shumë mirë për të gjithë.

Gazetarja: Totalisht jashtë çdo lloj logjike, për të mos folur pastaj jashtë çdo rregulli të ministrisë, apo udhëzimi përkatës që mësuesit nuk duhet të dalin jashtë profilit.  Në këtë shkollë, mësuesi i gjeografisë, historisë, fizikës japin…

Drejtoresha e shkollës: Asnjë nuk është  jashtë profilit sepse plotësohen me orët, ngarkesën e kanë. Tani 1 orë, 2 orë…

Gazetarja: Nuk quhet…

Drejtoresha e shkollës: Jo nuk mund të quhet, por nuk mund t’i lemë fëmijët sa të vijë mësuesi i muzikës dhe artit pamor.

Gazetarja: Këtu lind pyetja se jam kurioze. Si mund ta japë lëndën e muzikës mësuesi i fizikës?

Drejtoresha e shkollës: Sepse e thashë, është e vështirë, por në kushtet… Jemi në pritje.

Gazetarja: Jam në dyshim të madh drejtoresha. Di ta bëjë pentagramin ai?

Drejtoresha e shkollës: E vështirë… Më kupton, jemi në pritje të një mësuesi. Jemi në pritje.

Gazetarja: Është fatkeqësi që lëndët kështu zvarriten drejtoresha…

Drejtoresha e shkollës: E di, dhe mua më vjen keq, por jemi në pritje.

Më pas takojmë drejtorin e ZVA-së Divjakë, Llazar Stasa, i cili u shprehet, se nuk ka mësues të këtyre profileve. Gjatë bisedës me të, ai nuk ngurron të thotë, se fshatarët nuk do të bëhen muzikantë.

Gazetarja: Përse duhet të japë lëndën e muzikës dhe të artit pamor një mësues fizike, gjeografie apo bio-kimie.

Drejtori: Në shumë shkolla të ZAP-së nuk ka mësues muzike. Për artin pamor dhe muzikën, mbeten, por të pambuluara, nuk kishin mësues.

Gazetarja: Nuk ka mësues fare?

Drejtori: Në portal ne nuk kemi mësues.

Gazetarja: Jeni mësues në profesion?

Drejtori: Po, histori.

Gazetarja: si mësues historie mund ta jepni lëndën e muzikës në një shkollë?

Drejtori: Mësuesit me kulturën e tyre të përgjithshme dhe me materialet dhe tekstet që kanë, bëhet fjalë për dy orë.

Gazetarja: Mësuesit të fizikës në Tiranë të kërkon një llogari, thua po jep matematikën, jo muzikën, ndërkohë në Zyrën Arsimore të Divjakës më thuhet që nuk ka problem se janë dy orë. Për dy orë nuk bëhet gjë hajd, po e kalojmë.

Drejtori: Por për dy orë bëhet fjalë. Nuk i ka dikush të gjitha 8 orët. Por kemi ne nxënës që kanë mbaruar të mesmen artistike që nuk plotësojnë asnjë kusht për mësues. Jo licenca. Edhe një që kishim e detyruam, e hoqëm nga sistemi, sepse ishte me të mesme, pa vjetërsi pune, pa mbushur 20 vjetët.

Stop: Po nuk e kuptuat ju, që ka vesh muzike, s’ka për t’u formuar ndonjëherë.

Drejtori: Fshatarët do bëhen…

Gazetarja: Drejtor, çfarë the drejtor? “Fshatarët do bëhen muzikantë?”

Drejtori: Tani, po i shënoni këto, që po them unë?!/tvklan.al






Të ngjashme