“Këto mund të jenë Krishtlindjet e fundit”. Kështu është shprehur për mediat britanike Beth Durkin, 33 vjeç pas sëmundjes së rëndë që e kaploi. Vetëm pak kohë pasi nxorri të bijën nga spitali, ajo mori lajmin e keq se kishte kancer në mushkëri dhe kocka. Të resë i është thënë që mund të ketë 6 deri në 12 muaj jetë.

33-vjeçarja ka dy vajza. Më të voglën e lindi para një viti. Këtu nisin problemet e para për britaniken, pasi vajza e saj diagnostikohet që gjatë shtatzënisë me një sëmundje të rëndë në zemër, çka do të kishte nevojë për disa operacione.

Megjithatë Beth vendos ta lindë vogëlushen. Mes peripecive, fëmija, e cila u quajt Olivia, ia doli të jetonte dhe në Janar të 2019-s u lejua të shkonte në shtëpi me të ëmën.

Këtu fillojnë problemet me nënën. Beth filloi të kishte dhimbje në kockat e legenit. Dhimbja filloi të shtohej dhe kur shkoi të vizitohej zbuloi sëmundjen në lidhje me kockat. Por para kësaj, e reja kishte marrë lajmin se kishte kancer edhe në mushkëri.

“Po mundohem akoma ta kuptoj. Fëmijët po më bëjnë të eci përpara. Nuk di çfarë të them. Po mundohem ta bëj jetën normal, por nuk më zë gjumi, truri thjesht nuk fiket”, shprehet ajo.

Beth ka merakun e vajzës së vogël, e cila do t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër sapo të mbushë 2 vjeç.

“Do të ishte më e thjeshtë nëse do e dija që Olivia do të jetë e sigurt dhe në rregull. E solla në këtë botë dhe dua të sigurohem që ka për të qenë mirë”, shprehet ajo.

Beth u martua me Marc Durkin në vitin 2010 dhe katër vite më vonë sollën në jetë Rhiannon, vajzën e parë. Familja ka planifikuar një udhëtim në Disneyland në Paris këtë vit.

“Mund të mos kem më mundësi të shkoj. Mund të mos jem gjallë për Krishtlindjet e ardhshme”, thotë ajo.

Familjarët e britanikes kërkojnë ndihmë Ata po mbledhin donacione që t’i sigurojnë Beth-it trajtim privat që të ketë shanse më të mira për të mbijetuar. /tvklan.al