Këtë të shtunë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë i ftuar mjeku popullor, Ylli Merja, i cili ka folur për mjekimet alternative por edhe për kurat që marrim nga një mjek që punon në spital.

Ai mendon se vizitat tek doktori janë shumë të rëndësishme për të kuptuar problemin. Sipas tij, gjërat nuk duhen ndarë me thikë, por ama dhe mjekimet popullore kanë efektet e tyre pozitive, kur përdoren siç duhet.

Gjatë programit, Ylli Merja ka përmendur disa prodhime bio që ne mund të përdorim dhe që janë shumë të mira për organizmin.


Lëngu i pulës

Lëngu i pulës mund të pihet një gotë në ditë dhe është i mrekullueshëm. Nuk mund të përdoret në mënyrë të pandërprerë sepse mund të na japë ndonjë sëmundje në stomak. Gjithmonë e tepërmja është haram. Në mënyrë të moderuar, 2 herë në javë është e mrekullueshme. Flasim pulë që shkel në tokë dhe ha barë. Nuk mund të krahasohet me atë që rritet në inkubator” – thotë Ylli Merja

Çaji i malit

Çaji ka efekte anësore nëse do të teprohet. Kemi një rrufë, një kollë, një grip, do përdorim çaj mali, i Veriut ose i Jugut. Mund të marrësh një medikament nga zemra dhe të jep një kollë dhe këta njerëz duhet të shkojnë tek mjeku dhe t’i thonë: ‘Ore shiko, unë përdora këtë dhe m’u shtua kolla’. Pra, në shekullin e 21 ne nuk duhet t’i presim me thikë” – shprehet mjeku popullor.

Banania

Për shembull, në qoftë se ne do të themi: ‘Unë kam aciditet të shtuar në stomak, dhe do marr të ha një banane’. Sikur një banane me qumësht do ju bëjë shumë mirë. Sikur një banane thjesht ta përdorësh, të neutralizon aciditetin shumë herë më mirë se një medikament farmaceutik” – përfundon Merja. /tvklan.al