Federata Evropiane: Shembull për sportistët e rinj

Thonin për mua që nuk bëhet por ja ku jam në këmbë”. Në nëntor të 2017, Leonardo Frrokaj u dëmtua rëndë në kampionatin ballkanik të mundjes. Sportisti kaloi 4 muaj në gjendje kome. Rikuperimi i tij dukej i pamundur për mjeket por Leo erdhi në Shqipëri duke ecur vetë.

I konsideruar si një shembull për tu ndjekur ai vlerësohet me medaljen e mirënjohjes nga federata evropiane e mundjes.

Unë dua t’i jap medaljen. Leonardo Frrokaj nuk ka përfituar asnjë centezë nga shteti dhe qeveria shqiptare. Faza e tij e rikuperimit është shumë e rëndësishme”.

Më së shumti pranë Frrokaj ka qëndruar komuniteti i mundjes dhe Federata. “Leo nuk do jetë asnjëherë vetëm, ne do jemi gjithmonë me Loen dhe i bëjmë thirrje shtetit shqiptarë që ta ndihmojë

Pas një operacioni prej 4 orësh, dhe 4 muajsh në gjendje kome, Leonardo Frrokajt mjekësia sllovene nuk i dha shpresë për tu ngritur në këmbë por vullneti i një sportisti, sfidoi gjithçka. Tashmë Leonardo vazhdon studimet për inxhinieri ndërtimi.

Tv Klan