“Unë mendoj që mundësia që të bëhet rrotacioni ekziston, nëse ka një alternativë serioze”, kështu u shpreh analisti Fitim Zekthi sa i takon rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2025.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Zekthi u shpreh se kjo gjë është e mundur nëse opozita arrin të përtërihet dhe të bëjë alenacë me njerëzit.
Fitim Zekthi: Unë mendoj që mundësia që të bëhet rrotacioni ekziston, nëse ka një alternativë serioze. Besoj se shqiptarëve duhet t’ju thuhet që një opozitë serioze, me një sistem zgjedhor të mirë mund t’ja dalë. Ja kanë dalë në Tajlandë. Është e mundur nëse opozita arrin të gjenerohet, përtërihet dhe bëjë alenacë me njerëzit, të bëhet e mirë.
Ndër të tjera sa i takon sistemit zgjedhor Zekthi u shpreh se sistemi më i mirë për Shqipërinë në këto kushte që jemi është ai proporcional kombëtar me listë të hapur.
Fitim Zekthi: Sistemi zgjedhor më i mirë në këto kushte që jemi është ai proporcional kombëtar me listë të hapur. Do të doja një sistem maxhoritar, por ata i përkasin vendeve të mëdha dhe kryesisht atyre anglosaksone. Sistemi zgjedhor përcakton se çfarë partish do të kesh dhe nëse ke sistem maxhoritar do të kesh sistem dypartiak nëse ke sistem proporcional do të kesh sistem shumëpartiak. Sa më proporcional sistemi aq më shumë parti ka.
Zekthi theksoi se që një sistem zgjedhor të bëjë dy gjëra që të përfaqësojë në mënyrë të drejtë zgjedhësit dhe duhet të prodhojë një qeveri të efektshme që të mos bjerë.
Fitim Zekthi: Zgjedhjet duhen parë si një instrument demokracie, që prodhon qeverisje efikase dhe të qëndrueshme dhe nuk duhen parë si instrument që përfaqëson territore, para apo pushtet. Histori ka treguar se sistemi më i mirë për Shqipërinë tonë duhet të jetë proporcional kombëtar me lista të hapura sepse sistemi zgjedhor duhet të bëjë dy gjëra: të përfaqësojë në mënyrë të drejtë zgjedhësit dhe duhet të prodhojë një qeveri të efektshme që të mos bjerë./tvklan.al