Mundja është sport edhe për femrat

Mundja është sport edhe për femrat

15:58 28/10/2019

Në Shqipëri po krijohen ekipet e para

Mundja nuk është më vetëm një sport për burra. Në Shqipëri kanë lindur ekipet e para të femrave.

Në kampionatin e të rinjve në tapet ishin dhe një grup vajzash të Teutës dhe Tiranës. Një garë e njëjtë në disa raste për të thyer paragjykimet, por edhe për të përmbushur një dëshirë. 

“Duke qenë se mundja konsiderohet si një sport maskilist dhe ne vendosëm që të sfidojmë veten dhe për t’i treguar të gjitha vajzave nuk është vetëm për meshkuj, por mund t’ia dalim dhe ne”, thotë Melisa Branka.

Ndërsa Xhenisa e nisi këtë sport për një tjetër arsye, por tashmë thotë se nuk do ta braktisë.

“Ndryshe nga vajza që gjen vetveten, unë e kam nisur për t’u dobësuar dhe këtu kam gjetur vetveten dhe nuk nuk do ta braktis kurrë sportin”.

Femrat dhe në këtë sport janë më të buta, thotë trajnerja Dituri Muça.

“Femrat janë më të tërhequra, dinë kur të flasin, lënë trajnerin të flasë i pari”.

Altin Kurti që pas karrierës së mundësit u bë trajner, është i bindur se po ecet në rrugën e duhur.

“Vijnë me dëshirë në stërvitje dhe mendoj se për 2 ose 3 vjet do të konkurrojnë bindshëm në aktivitetet ndërkombëtare”.

Të paragjykuara ose jo, këto vajza u reshtuan bashkë me djemtë në këtë kampionat. Përfshirja e tyre është edhe një udhëzim i Federatës Botërorë të Mundjes për barazinë gjinore.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi