14 mundës shpallen kampionë në të dy stilet

Tirana dominoi Kupën e Shqipërisë në mundje. Ekipi kryeqytetas mori më shumë medalje se çdo skuadër tjetër në aktivitetin e zhvilluar për 2 ditë sallën sportive “Farie Hoti”.

Bardheblutë arritën të shpallnin 14 mundës kampionë. Mundësi më i mirë i Kupës së Shqipërisë në stilin e lirë u vlerësua Eriglent Prizreni i Tiranës, ndërsa në atë klasik Erlind Pernokaj i Besëlidhjes.

Tv Klan