S’janë paguar prej disa muajsh dhe çdo ditë futbollistët po kërkojnë të largohen nga Flamurtari, megjithatë kjo situatë prodhon paradokse. Sulmuesi Andi Ribaj, ka deklaruar në konferencë për shtyp se pjesa tjetër e skuadrës është entuziaste.

“Atmosfera është e mirë në grup, jemi entuziastë, pjesa tjetër i takon presidencës. Mungesat do zëvendësohen sepse e kemi grupin”.

Flamurtari do të vizitojë Partizanin, dhe trajneri i të kuqve nuk nguron t’u bëjë qokën vlonjatëve kur thotë se klubi, edhe pse po kalon situatë të vështirë, ka talente.

Tekniku, që pas ndeshjes së humbur me Laçin u pa i irritur, megjithatë ai beson ende se në Superligë mund të luhet futboll i ndershëm.

“Nuk kam thënë që futbolli vdiq”.

Takimi tjetër i së shtunës është ai mes Luftëtarit dhe Teutës. Durrsakët janë një prej pretendentëve të vendit të parë të renditjes.

Tv Klan