Britaniku i rekordeve në Formula 1 i mërzitur që është piloti i vetëm më ngjyrë në këtë sport

Lewis Hamilton e pranon se ai vazhdimisht ndihet i trishtuar dhe i turbulluar nga mungesa e diversitetit në Formula 1.

Që kur debutoi në 2007 në moshën 22-vjeçare me një makinë McLaren, e pastaj kaloi te Mercedesi në 2013, britaniku ka fituar më shumë gara dhe ka arritur më shumë pole-position se sa çdo pilot tjetër në histori dhe është shpallur kampion i botës shtatë herë, njësoj sa edhe Michael Schumacher.

Por ajo që e mundon 36-vjeçarin është racizmi në këtë sport, ndërsa diversiteti vazhdon që të jetë problem. Hamilton është piloti i vetëm me ngjyrë në Formula 1.

“Jam këtu prej 15 vitesh, si ka mundësi që nuk ka ndryshuar gjendja? Kam qenë i trishtuar për këtë gjë. I frustruar dhe i mërzitur. Jam 36 vjeç pyes veten përse unë? Përse unë jam piloti i vetëm me ngjyrë që kam vazhduar në Formula 1 dhe jo vetë, kaq, jam ndër të parët. Duhet që të ketë një arsye më të madhe për mua që të jem këtu”.

Nga një studim i kryer rezulton se 1% e të gjithë punonjësve në Formula 1 janë me ngjyrë. Skuderitë janë angazhuar për t’i bërë ambientet e tyre me më shumë diversitet.

Klan News