Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Sobat e ngrohjes me gaz, mungojnë në treg. Mungesa e energjisë elektrike, ka bërë që kërkesa për këto soba të rritet. Bashkë me kërkesat janë rritur edhe çmimet, të cilat kanë shkuar rreth 60% më të shtrenjta.

Gazetarja:- Sa ditë ka që është rritur çmimi i sobave me gaz?

Shitësi:- “Ka rreth 4-5 ditë, që është rritur çmimi. Arsyeja është sepse nuk ka mall, që të vijë nga Italia dhe kërkesa ka shumë dhe detyrimisht do të rritet gazi. Një sobë sot kushton 180 mijë lekë të vjetra”.

Pavarësisht se çmimet janë rritur, që dje sobat kanë mbaruar, që sipas tregtarëve duhet të jenë bllokuar qëllimisht që kur të hidhen në treg të shiten edhe më shtrenjt./tvklan.al