Ansu Fati i dëmtuar, Barcelona vuan mungesën e tij
Sezonin e kaluar duket se futbollisti spanjoll, Ansu Fati ishte një zbulim te Barcelona dhe Spanja.
Në Champions League, në La Liga dhe në ndeshjet ndërkombëtare, Fati vazhdoi të jetë i suksesshëm, duke thyer rekorde.
Por, një dëmtim në gjurin e majtë në nëntor e ka ndalur vrullin e tij, pasi sulmuesit ju desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe rikthimi i tij është ende në dyshim.
Tek Barcelona janë ende optimistë, por askush nuk po përcakton një datë të mundshme për kthimin e tij.
Lëndimi i Ansu Fatit erdhi më 7 nëntor kundër Real Betis. 18-vjeçari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2022, dhe klubi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e tij me dy vite të tjera.
Klan News