Ulja e dhurimeve vullnetare të gjakut dhe shtimi i aksidenteve ka futur në krizë për gjak edhe Qendrën Spitalore Unversitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. 

Drejtoria e spitalit dhe shefat e shërbimeve thonë se mungesat janë të vazhdueshme ndaj nevojitet shtim i dhurimeve vullnetare.

“Në shërbimin e onkomatologjisë ka shumë nevojë për gjak. Jo vetëm të sëmurët me talasemi, por dhe malinjitete matologjike”.

Për të plotësuar nevojat për gjak si dhe për të rritur sensibilizimin, mjeket dhe stafi i Qendrës Spitalore Universitare është pjesë e dhurimit të gjakut. Tv Klan