Ministri Çuçi: Debati për sigurinë ushqimore, dëngël tregtare

Këtij shqetësimi të vazhdueshëm të importuesve dhe tregtarëve për mungesën e inspektimeve në terren nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në tregjet e fruta perimeve, i pyetur nga Televizioni Klan, Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi i quajti dëngla tregtare.

“Nuk është në mandatin e AKU-së që të marrë çdo shalqi apo pjepër dhe t’i vejë lodrën kineze dhe t’i shesë shqiptarëve dëngla, të cilat fatkeqësisht po shiten këto ditë për hir të luftrave të pandershme tregtare”, u shpreh Çuçi.

Po ministri nuk i dha përgjigje pyetjes se nëse institucionet që ai ka në varësi kryejnë analizat për nitratin në fruta perime.

Prej dy javësh, Televizioni Klan dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë ngritur shqetësimin lidhur me mungesën e analizave dhe kontrolleve të produkteve bujqësore, një pjesë e të cilave nga testimi i kryer dalin me nivele alarmanti të nitrateve, çka përbën një rrezik për sëmundje kancerogjene të atyre që i konsumojnë. 

Tv Klan