“U bëj thirrje presidentëve të mblidhemi të bllokojmë kampionatin nëse policia nuk kthehet në stadiume dhe të mos zhvillojmë futboll”.

Është presidenti i Kukësit Safet Gjici që jo vetëm rihap debatin e sigurisë së stadiumeve por propozon këtë masë drastike, sipas tij në të mirë të futbollit, për mbarëvajtjen e ndeshjeve. Safet Gjici deri para pak kohësh ishte drejtues i një kompanie sigurimi fizik, apo siç njihet polici private.

“Siguria në stadiume nuk mund të bëhët me steward. Është e pamnundur. Nuk janë pjekur kushtet. Tifozëria nuk është ndërgjegjësuar. Ne me Policinë e Shtetit kemi pas probleme. Edhe policia ishte në Korçë”.

Gjici sheh të vetmen zgjidhje rikthimin e uniformave blu brenda ambienteve të stadiumeve.

“Ligji është i përcaktuar qartë. Bej sigurinë publike. Sigurinë publike e bën policia. Ka lloj lloj tifozësh”.

Presidenti i Kukësit sjell në vëmendje edhe aspektin financiar të sigurimit të stadiumeve me polici private.

“Jo pafundësisht mund të shkojë, se dhe policia ka kosto. Po dhe ne heqim dorë nga futbolli. Është kosto e jashtëzakonshme për klubet, sepse s’kemi ndihmë nga shteti për të mbajtur klubet. Shpenzimet i kanë presidentët. Dhe tani na shtohet kosto mbi kosto edhe policia private”.

Sipas Gjicit, kampionati do të sjellë më shumë rivalitet në fushë dhe rrjedhimisht edhe më shumë tension në shkallë mes tifozëve.

Tv Klan