Mungesa e reshjeve ka sjellë edhe uljen e nivelit të ujit në liqenet të cilat prodhojnë energjinë elektrike në vendin tonë. Një panoramë e bërë në liqenin e Fierzës në Kukës duket qartë se niveli i tij është në përmasa mjaft të ulëta, ndërsa parashikimet e motit janë për një situatë me reshje të pakta.

Ndërkohë shifrat e INSTAT tregojnë se mungesa e prodhimit të energjisë ka ndikuar në rënien e eksporteve shqiptare vitin e kaluar, Shqipëria eksportoi sasi të mëdha të energjisë si pasojë e situatës së mirë hidrike. Por këtë vit, kjo situatë është përmbysur për shkak të thatësirës. Në bazë të të dhënave të fundit Shqipëria është duke blerë masivisht energji nga jashtë.

Klan Plus