Mungesa të rëndësishme për kombëtaren

Mungesa të rëndësishme për kombëtaren

15:56 17/09/2022

Kuqezinjtë përgatisin ndeshjet e fundit të Nations League

Dy ndeshjet e fundit të kombëtares për kualifikueset e Europa League nuk marrin vetëm një rëndësi të veçantë, por për stafin e përfaqësueses, janë vendimtare. Fatkeqësisht, skuadra do të ketë mungesa. Në daljen e tij të parë për media në nisje të grumbullimit, trajneri Reja pranoi se nuk do të bëjë eksperimente me formacionin.

Jemi në emergjencë, mungojnë lojtarë si Kumbulla dhe Gjimshiti, Bare nuk ka luajtur, edhe Çekiçi është lënduar. Më vjen keq sepse e njëjta gjë na ka ndodhur edhe me ndeshjen ndaj Polonisë dhe duket sikur në çastet vendimtare tonat ne goditemi nga mungesat. Dua të mbështetem te lojtarët që njoh mirë dhe nuk më pëlqen të bëj eksperimente në momente të caktuara sidomos përpara këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme”.

Ndaj Izraelit luhet jashtë dhe presioni më i madh bie mbi kombëtaren shqiptare. Lojtarët duhet të jenë të përgatitur më së shumti psikologjikisht.

“Ndoshta mund të luaj me një sulmues, apo edhe me tre në aspektin ofensiv, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm mbrapa që skuadra të ketë ekuilibër. Luajmë ndaj Izraelit, një skuadër shumë e shpejtë dhe shumë e aftë teknikisht, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”.

Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në Ligën e Kombeve Shqipëria barazoi 1-1 me Islandën në transfertë ndërsa humbi në shtëpi me Izraelin.

Tv Klan





Të ngjashme