Dinamo dhe Tirana gati të zbresin në “Air Albania”

Dinamo dhe Tirana do të zbresin mbrëmjen e sotme në “Air Albania për derbin e dytë në kampionat. Janë skuadrat e kryeqytetit, por skuadrat nuk vijnë si të barabarta. Tirana kryeson, ndërsa Dinamo gjendet në të 7, shumë pranë më pikë me zonën e rënies nga kategoria.

Por do të ketë mungesa dhe risi në të dy skuadrat. Për Blutë do të mungojë qendërsulmuesi, Çinedu i cili është infektuar me Covid-19, kurse Rexhinaldo është në dyshim për formacionin titullar.

Në portë do t’i jepet besim Simonit, që në 3 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol. Ali Samake do jetë sërish në të majtë të mbrojtjes, bashkë me Imamin, Maliqin dhe Sofranac. Sidibe Lilaj dhe Demiri do të jenë para mbrojtjes. Në sulm Ibraimi Denison dhe Bardhi.

Në kampin tjetër pritet të debutojë edhe blerja më e re e merkatos së Tiranës, sulmuesi De Silva. Në portë do të jetë Bekajn. Në mbrojtje Toshevskin, Behiratçhe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci. Në mesfushë Toli, Totre dhe Limaj. Veç De Silva, në sulm do të jenë Seferi dhe Xhixha.

Tv Klan